Sport

Liverpool dhe M.United në çerekfinale të Kupës së Ligës

Liverpool u kualifikua në 8 ekipet e fundit të Kupës së Ligës pas penaltive duke korrur fitore ndaj Arsenalit në ndeshjen ku gjatë kohës së rregullt u shenuan 10 gola

Muhammed Enes Çallı  | 31.10.2019 - Përdıtësım : 01.11.2019
Liverpool dhe M.United në çerekfinale të Kupës së Ligës

Ankara

Liverpooli u kualifikua në çerekfinalen e Kupës së Ligës pas triumfit ndaj Arsenalit me rezultatin 5-4 në penalti në një ndeshje me shumë emocione dhe kthesa të mërkurën mbrëma, raporton Anadolu Agency (AA).

Tifozët në Anfield Road iu gëzuan golave të shumtë në 90 minutat e kohës së rregullt dhe më pas edhe të penaltive pasi koha e rregullt përfundoi 5:5 në një natë të mahnitshme.

Shkodran Mustafi shënoi një autogol, duke çuar Liverpoolin në avantazh ndërsa golashënuesit tjerë të Liverpoolit ishin James Milner, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Divock Origi i cili shënoi dy gola.

Ndërkaq golashënuesit e Arsenalit ishin Lucas Torreira, Gabriel Martinelli (dy gola), Ainsley Maitland-Niles dhe Joe Willock.

Caoimhin Kelleher mbrojti penaltinë e Dani Ceballos dhe solli fitoren e Liverpoolit ndaj Arsenalit me çka siguruan biletën e çerekfinales.

Të gjithë lojtarët e Liverpoolit ishin të saktë në ekzekutimin e penaltive. 

Në ndeshjen e radhës të Ligës së Kupës, gjiganti i Premier Ligës Chelsea priti Manchester United në Stamford Bridge.

Manchester Unitedi mposhti Chelsean me rezultatin 2:1 pasi sulmuesi anglez i "Djajve të Kuq", Marcus Rashford ndihmoi ekipin e tij drejt çerekfinales me dy golat e shënuar.

Golin e vetëm për Chelsean e shënoi sulmuesi francez Michy Batshuayi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın