Sport

Shtyhet Moto GP në Spanjë për shkak të koronavirusit

Organizatori në një deklaratë tha se gara, e cila duhej të mbahej nga 1 deri më 3 maj në qytetin spanjoll Jerez, është shtyrë dhe se data e re e mbajtjes do të publikohet më vonë

Mutlu Demirtaştan  | 26.03.2020 - Përdıtësım : 30.03.2020
Shtyhet Moto GP në Spanjë për shkak të koronavirusit

Stamboll

Për shkak të pandemisë së koronavirusit është shtyrë gara e kampiontit të Moto GP, e cila ishte planifikuar të mbahej në Spanjë në fillim të majit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Organizatori në një deklaratë tha se gara, e cila duhej të mbahej nga 1 deri më 3 maj në qytetin spanjoll Jerez, është shtyrë dhe se data e re e mbajtjes do të publikohet më vonë.

Kjo është gara e katërt që është shtyrë për shkak të koronavirusit, pasi që më parë u shtynë garat në Katar, Tajlandë, SHBA dhe Argjentinë.

Në rast se nuk ndodhin shtyrje tjera, gara e radhës sipas planifikimit është GP Francë nga data 15 deri më 17 maj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın