Shqipëria humb ndeshjen me Anglinë
Ndeshja e zhvilluar në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë ka përfunduar me rezultatin 0-2
Tiranë
Shqipëria ka humbur sfidën ndaj Anglisë, ndeshje e zhvilluar në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, raporton Anadolu.
Ndeshja e zhvilluar në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë përfundoi me rezultatin 0-2.
Rastet për të shënuar gol për ekipin kuqezi nuk munguan, ndërkohë golat për ekipin anglez u shënuan nga Kane në minutat e 74-t dhe 82-të.
Mijëra tifozë kuqezi mbështetën Kombëtaren e Shqipërisë në Futboll brenda dhe jashtë stadiumit.
Shqipëria siguroi kalimin në play-off, pas fitores ndaj Andorrës, më 13 nëntor.
Në kuadër të këtyre ndeshjeve kualifikueseve, Shqipëria ishte në grupin K, së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
