Ekip
13 Nëntor 2017•Përditësim: 14 Nëntor 2017
ANTALIA (AA) - Shqipëria ka fituar ndeshjen miqësore kundër Turqisë, me rezultatin 2:3, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ndeshjen e luajtur në Antalia të Turqisë, Kombëtaren e Shqipërisë në Futboll e kaloi në avantazh që në pjesën e parë Sadiku, me golin në minutën e 24.
Sadiku shënoi përsëri në rrjetën e skuadrës turke edhe në minutën e 39, ndërsa pjesa e dytë ka filluar me golin e shënuar nga ekipi i Turqisë, në minutën e 47 nga Ünder.
Eros Grezda ka thelluar avantazhin për Shqipërinë, me golin e tij në minutën e 55 të ndeshjes. Ndërkohë në minutën e 60 goli i dytë dhe i fundit për Turqinë u shënua nga Akbaba.
Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, ballafaqimet zyrtare me Turqinë i përkasin vitit 2005, në eliminatoret për Kampionatin Botëror.
Në ballafaqimet mes dy skuadrave, Shqipëria dhe Turqia janë ndeshur 9 herë së bashku, me bilancin 3 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje.