Sport

SHBA, stacioni i radhës në Formula 1

Xhirot për renditjen do të fillojnë nesër në orën 22:00, ndërsa gara do të zhvillohet të dielën më 8 maj në orën 21:30

Mutlu Demirtaştan  | 06.05.2022 - Përdıtësım : 07.05.2022
SHBA, stacioni i radhës në Formula 1

Stamboll

Emocionet në Kampionatin Botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e pestë të sezonit që do të zhvillohet në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).

Çmimi i Madh i Miami-t, do të zhvillohet me 57 xhiro në Pistën Miami, e gjatë 5,4 kilometra.

Xhirot për renditjen do të fillojnë nesër në orën 22:00, ndërsa gara do të zhvillohet të dielën më 8 maj në orën 21:30.

Deri më tani Charles Leclerc nga Ferrari dhe Max Verstappen nga Red Bull kanë fituar nga dy gara.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:

- Klasifikimi i pilotëve

1. Charles Leclerc (Monako): 86 pikë

2. Max Verstappen (Holandë): 59

3. Sergio Perez (Meksikë): 54

4. George Russell (Britani e Madhe): 49

5. Carlos Sainz (Spanjë): 38

- Klasifikimi i ekipeve

1. Ferrari: 124

2. Red Bull: 113

3. Mercedes: 77

4. McLaren: 46

5. Alfa Romeo: 25

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın