Sport

SHBA-ja, stacioni i radhës në Formula 1

Xhirot për renditjen do të fillojnë të dielën më 23 tetor në orën 00:00, ndërsa gara do të zhvillohet të njëjtën ditë në orën 21:00

Doğa Kırmızıoğlu  | 21.10.2022 - Përdıtësım : 24.10.2022
SHBA-ja, stacioni i radhës në Formula 1

Ankara

SHBA-ja do të presë garën e 19-të të sezonit në Kampionatin Botëror të Formula 1, raporton Anadolu Agency (AA).

Në garën e kaluar që u realizua në Japoni, piloti holandez i Red Bull-it, Max Verstappen, u shpall kampion botëror për të dytën herë radhazi.

Çmimi i Madh i SHBA-së, do të zhvillohet me 56 xhiro në Pistën Amerika në kryeqytetin e Teksas-it, Austin, e gjatë 5,5 kilometra.

Xhirot për renditjen do të fillojnë të dielën më 23 tetor në orën 00:00, ndërsa gara do të zhvillohet të njëjtën ditë në orën 21:00.

Këtë sezon, Max Verstappen nga Red Bull ka fituar 12 gara, Charles Leclerc nga Ferrari tri, Sergio Perez nga Red Bull dy, ndërsa Carlos Sainz nga Ferrari një garë.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:

Klasifikimi i pilotëve

1. Max Verstappen (Holandë): 366 pikë

2. Sergio Perez (Meksikë): 253

3. Charles Leclerc (Monako): 252

4. George Russell (Britani e Madhe): 207

4. Carlos Sainz (Spanjë): 202

Klasifikimi i ekipeve

1. Red Bull: 619

2. Ferrari: 454

3. Mercedes: 387

4. Alpine: 143

5. McLaren: 130

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın