Yunus Kaymaz
12 Shkurt 2019•Përditësim: 12 Shkurt 2019
STAMBOLL (AA) - Samiti i Futbollit i FIFA-s ku do të takohen krerët dhe zyrtarët e lartë të 47 federatave anëtare të FIFA-s, fillon nesër në Stamboll të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Samitin ku do të debatohen çështjet strategjike që do të përbëjnë bazë për reformat e FIFA-s, Turqia e organizon për herë të dytë.
Pas përfundimit të aktiviteteve, kreu i FIFA-s, Gianni Infantino, më 15 shkurt të premten do të organizojë një konferencë për shtyp.