Can Erözden
12 Shkurt 2019•Përditësim: 12 Shkurt 2019
ANKARA (AA) – Koshashënuesi i Oklahoma City Thunder (OKC), Russell Westbrook, ka regjistruar edhe një rekord të tij në NBA, duke arritur të shënojë dhjetë dyshe të trefishta të njëpasnjëshme, të cilën askush nuk e ka bërë më parë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ylli i OKC-së, Westbrook, udhëhoqi ekipin e tij drejt fitores kundër Portland Trail Blazers me rezultatin 120:111, duke shënuar 21 pikë, 14 kërcime dhe 11 asiste, në një ndeshje e cila u luajt mëngjesin e sotëm në Chesapeake Energy Arena në Oklahoma.
Me dyshen e trefishtë të shënuar ne dhjetë ndeshjet e njëpasnjëshme, Westbrook theu rekordin 51 vjeçar të legjendës Wilt Chamberlain me nëntë "triple double" të njëpasnjëshëm.
Nuk ishte vetëm Westbrook që shkëlqeu mbrëmë, pasi edhe lojtari tjetër i OKC, Paul George, shënoi një dyshe të trefishtë.
George shënoi 47 pikë, 12 kërcime dhe 10 asiste.
Më i miri te mysafirët ishte Damian Lillard, me 31 pikë dhe shtatë kërcime.
- Rezultatet:
Cleveland Cavaliers-New York Knicks: 107-104
Detroit Pistons-Washington Wizards: 121-112
Indiana Pacers-Charlotte Hornets: 99-90
Toronto Raptors-Brooklyn Nets: 127-125
Chicago Bulls-Milwaukee Bucks: 99-112
Houston Rockets-Dallas Mavericks: 120-104
Minnesota Timberwolves-Los Angeles Clippers: 130-120
Oklahoma City Thunder-Portland Trail Blazers: 120-111
Denver Nuggets-Miami Heat: 103-87