Dejan Maksimoviç
21 Korrik 2016•Përditësim: 21 Korrik 2016
LONDËR (AA) - Trajneri i ri i kombëtares së Anglisë në futboll do të jetë Sam Allardyce ndërsa konfirmimi për emërimin e tij siç shkruajnë mediat britanike, duhet të bëhet sot, raporton Anadolu Agency (AA).
Përveç me Sam Allardyce, pas dorëheqjes së Roy Hodgson, përfaqësuesit e Federatës Angleze të Futbollit (FA) kanë biseduar edhe me menaxherin e Hull-it Steve Bruce, por sipas BBC-së epërsi ka fituar menaxheri aktual i Sunderland-it.