Doga Kirmizioglu
27 shtator 2019•Përditësim: 28 shtator 2019
Emocionet e kampionatit botëror në Formula 1 do të vazhdojnë me garën e 16-të të sezonit që do të zhvillohet në Rusi, raporton Anadolu Agency (AA).
Xhirot e renditjes së garës do të zhvillohen nesër në orën 14:00, ku do të zhvillohen 53 xhiro në pistën e gjatë 5.848 metra në qytetin Soçi të Rusisë, ndërsa gara e madhe do të zhvillohet më 29 shtator, e diel, në orën 14:10.

Pavarsisht se Mercedes vazhdon të jetë lider me diferencë të madhe në klasifikimin e pilotëve dhe ekipeve, në tri garat e fundit fituesit kanë qenë nga pilotë nga ekipi i Ferrarit, Charles Leclerc në Belgjikë dhe Itali dhe Sebastian Vettel në Singapor.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve para Grand Prix-it të Rusisë në Formula 1 janë si më poshtë:
- Klasifikimi i pilotëve
1. Lewis Hamilton (Britani): 296 pikë
2. Valtteri Bottas (Finlandë): 231
3. Charles Leclerc (Monako): 200
4. Max Verstappen (Hollandë): 200
5. Sebastian Vettel (Gjermani): 194
- Klasifikimi i ekipeve
1. Mercedes: 527 pikë
2. Ferrari: 394
3. Red Bull: 289
4. McLaren: 89
5. Renault: 67