Ekip
10 Nëntor 2016•Përditësim: 11 Nëntor 2016
MADRID (AA) - Kontributi i vetëm i kapitenit Sergio Ramos në përballjen me përfaqësuesen e Maqedonisë në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2018 këtë fundjavë, do të jetë inkurajimi i lojtarëve spanjollë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai i vizitoi bashkëlojtarët e tij të kombëtares në prag të ndeshjes me Maqedoninë, mirëpo kapiteni spanjoll nuk do të jetë pjesë e ekipit i cili do të zbresë në fushën e blertë të stadiumit të Granadës, si pasojë të një dëmtimi që ka pësuar.
Ai është njëri nga shumë lojtarët e Spanjës të cilët do të mungojnë në këtë përballje.
Trajneri Julen Lopetegui, nuk mund të llogarisë edhe në yjet tjera siç janë Gerard Pique, mbrojtësi i majtë Jordi Alba, mesfushori Andres Iniesta dhe mesfushori defansiv Javi Martinez.
Sulmuesi Diego Costa është i përfshirë mirëpo paraqitja e tij është në dyshim si pasojë e një dëmtimi të vogël.
“Do të përpiqemi që vështirësitë ti kthejmë në mundësi”, tha Lopetegui. “Jam i kënaqur me lojtarët që kemi thirur për takimin dhe ata do të na ndihmojnë të arrijmë fitore në të dyja ndeshjet”, tha më tej ai.
Trajneri spanjoll ka përfshirë Nacho Fernandezin e Real Madridit, futbollistin e Real Sociedadit, Inigo Martinez, lojtarin e Sevilës, Sergio Escudero dhe atë të Borussia Dortmundit, Marc Bartra.
Tre ditë pas përballjes me Maqedoninë, Spanja do të luajë një miqësore me Anglinë.
Pas tre ndeshjeve të zhvilluara Spanja dhe Italia kanë nga shtatë pikë secila me atë që Spanja ka golaverazh më të mirë.
Shqipëria dhe Izraeli kanë nga një pikë më pak, ndërsa Maqedonia dhe Lihtenshtajni akoma nuk kanë pikë të fituara.
Vetëm fituesi i grupit siguron një vend për Botërorin Rusi 2018 ndërsa ekipi i dytë në tabelë do të duhet të kalojë ndeshjet e barazhit.