Hilmi Sever
05 Korrik 2018•Përditësim: 06 Korrik 2018
MOSKË (AA) – Nesër fillojnë ethet e çerekfinales në Kampionatin Botëror "Rusi 2018" me dy ndeshje që do të luhen, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ndeshjet e çerekfinales të kombëtareve që u kualifikuan duke kaluar raundin e 1/8 së finales, do të luhen në dy ditët e ardhshme.
Ndeshjet e para të çerekfinales do të zhvillohen nesër. Ndeshja e parë do të zhvillohet mes Uruguajit dhe Francës në stadiumin "Nizhny Novgorod", në ora 16:00.
Ndeshja e dytë do të luhet në mes të Brazilit dhe Belgjikës në stadiumin "Kazan Arena" në ora 20:00.
Në raundin e çerekfinales janë kualifikuar 6 kombëtare nga Evropa (Franca, Belgjika, Rusia, Kroacia, Suedia dhe Anglia) si dhe dy nga Amerika Latine (Brazili dhe Uruguaji).
Data dhe ora e ndeshjeve çerekfinale:
6 korrik, e premte:
16:00 Uruguaj - Francë (Nizhny Novgorod)
20:00 Brazil - Belgjikë (Kazan Arena)
7 korrik, e shtunë:
16:00 Suedi - Angli (Samara Arena)
20:00 Rusi - Kroaci (Fisht)