Emre Aşıkçı
16 Qershor 2023•Përditësim: 18 Qershor 2023
Kampionët e ligës së parë italiane të futbollit (Serie A), Napoli, kanë emëruar Rudi Garcian trajner të tyre të ri, konfirmoi klubi italian, transmeton Anadolu.
“Kam kënaqësinë të njoftoj se, pasi e kam takuar shpesh gjatë dhjetë ditëve të fundit, zoti Rudi Garcia do të jetë trajneri i ri i Napolit. I urojmë mirëseardhjen më të sinqertë dhe fat të mirë”, shkroi në Twitter presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis.
Klubi nuk specifikoi kohëzgjatjen e marrëveshjes së Garcias.
59-vjeçari francez zëvendësoi Luciano Spallettin, i cili mbajti rolin e menaxherit nga viti 2021.
Nën drejtimin e Spallettit, Napoli kaloi një sezon magjik, për t’u kurorëzuar kampion i Italisë për herë të parë që nga viti 1990.
Garcia më parë ka qenë trajner në Olympique Lyon, Marseille, Roma, Lille dhe Al-Nassr.
Ai u largua nga Al-Nassr pasi përfundoi i dyti në renditjen e Ligës Profesionale Saudite sezonin e kaluar.