Emre Aşıkçı
15 Qershor 2023•Përditësim: 16 Qershor 2023
Sekretarja e Përgjithshme e FIFA-s, Fatma Samoura pas shtatë vitesh do të largohet nga posti i saj në fund të vitit, konfirmoi të mërkurën organi i futbollit botëror, transmeton Anadolu.
"Kisha për qëllim të ndaj lajmet e mia fillimisht me anëtarët e Këshillit të FIFA-s javën e ardhshme, por jam e vetëdijshme se ka pasur spekulime në rritje për pozicionin tim në muajt e fundit. Për momentin, jam plotësisht e fokusuar në përgatitjen dhe Kupës së Botës së ardhshme të grave që do mbahet në Australi dhe Zelandën e Re", tha Samoura në një deklaratë.
Ajo tha se donte të kalonte më shumë kohë me familjen e saj.
"Mezi pres të kaloj gjashtë muajt e ardhshëm duke sjellë në jetë 11 objektivat që Presidenti (Gianni) Infantino shpalli në Kongresin e FIFA-s në Kigali në mars. Nga viti i ardhshëm, do të doja të kaloja më shumë kohë me familjen time. Unë kam qenë e dashuruar me futbollin që kur isha 8 vjeçe dhe ndihem e nderuar që isha pjesë e këtij rrugëtimi", shtoi ajo.
Infantino emëroi diplomaten e shquar senegaleze të Kombeve të Bashkuara, Samoura në vitin 2016.
Samoura u bërë femra e parë dhe që nuk ishte nga Evropa që mori këtë pozitë të lartë të futbollit botëror.