Hüseyin Burak Demirer
25 Nëntor 2015•Përditësim: 25 Nëntor 2015
ANKARA (AA) - Ndeshja e grupit D të UEFA Europa Ligue, mes ekipit Club Brugge të Belgjikës dhe klubit italian Napoli, për shkak të kërcënimit terrorist do të luhet pa tifozë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të bërë nga klubi, në përputhje me rekomandimet e sigurimit të qytetit Brugge, u njoftua se në ndeshjen e nesërme Club Brugge-Napoli e cila do të luhet në stadionin Jan Breydel nuk do të pranohen tifozët.
Ndërkohë në deklaratë thuhet gjithashtu se tifozëve të cilët kanë blerë biletat e tyre për të shikuar këtë ndeshje do tju kthehet vlera e plotë monetare e paguar për to.
Më parë edhe ndeshja miqësore mes kombëtares së Belgjikës dhe Spanjës e cila ishte planifikuar të luhet në 17 nëntorë u anulua për shkak të kërcënimeve terroriste.