Ruslan Rehimov
27 Tetor 2017•Përditësim: 28 Tetor 2017
BAKU (AA) - Federata e Futbollit të Azerbajxhanit (AFFA) ka njoftuar se nuk ka ripërtërirë kontratën me përzgjedhësin e përfaqësueses së Azerbajxhanit, ekspertin kroat Robert Prosineçki, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në kumtesën e AFFA-s thuhet se kryetari i Federatës Rovnak Abdullayev ka zhvilluar një takim me Prosineçkin dhe janë dakorduar se nuk do të ketë kontratë të re.
Në dhjetor 2014, Prosineçki mori drejtimin e përfaqësueses së Azerbajxhanit, pas largimit të gjermanit Berti Vogts.
Azerbajxhani, në krye me Prosineçkin, kualifikimet e këtij viti për Kupën e Botës i përfundoi në vendin e pestë në grup, me 10 pikë.
Eksperti kroat përmendet gjithashtu si pasardhës i mundshëm i Mehmed Bazhdareviç në pankinën e përfaqësuese boshnjake të futbollit.