Diyar Güldoğan
03 Mars 2017•Përditësim: 03 Mars 2017
BAKU (AA) - Trupat azere kanë rrëzuar një dron armen që fluturonte mbi pozicionet ushtarake azere, njoftoi të enjten Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Përmes një deklarate Ministria bëri të ditur se ishte zbuluar një dron armen X-55, i cili fluturonte mbi vijën e frontit midis forcave armene dhe azere.
Më tej thuhet se incidenti ka ndodhur në rajonin Agdam, por nuk jepen sqarime për kohën se kur ai u rrëzua.
Ministria gjithashtu publikoi edhe fotografi të dronit.
Ushtria e Azerbajxhanit ka shkatërruar pesë drone armene vitin e kaluar, një në muajin prill, një në nëntor dhe tre në dhjetor.