Sport

Renditja e re e FIFA-s, Belgjika mbetet në pozitën e parë

Kroatët edhe më tej vazhdojnë të ruajnë pozitën e katërt në tabelë ndërsa Kosova është në pozitën e 130-të

Elvir Hociç  | 07.02.2019 - Përdıtësım : 07.02.2019
Renditja e re e FIFA-s, Belgjika mbetet në pozitën e parë

Shkup

SHKUP (AA) – Federata Botërore e Futbollit (FIFA) sot publikoi radhitjen e re Coca Cola të kombëtareve, ku nuk pati ndryshime në krye të tabelës në krahasim me atë të një muaji më parë, raporton Anadolu Agency (AA).

Belgjika, Franca, Brazili, Kroacia, Anglia, Portugalia, Uruguaji, Zvicra, Spanja dhe Danimarka edhe më tej janë 10 ekipet më të mira të futbollit në botë.

Në krahasim me radhitjen e fundit, Kombëtarja e Shqipërisë ka humbur një pozicion, pra nga pozita e 60 në atë të 61, Kosova ka lëvizur një pozitë përpara nga pozita 131 në 130 ndërsa Maqedonia ka humbur tre pozicione, nga vendi 68 në atë të 71.

Ngjitjen më të madhe vërehet ta ketë bërë Katari, i cili pas fitores së fundit të Kupës Aziatike tani është në pozitën e 55-të të FIFA-s.

Ndërsa rënien më të madhe e ka bërë përfaqësuesja e Koresë së Veriut e cila humbi 12 pozita dhe aktualisht është e 121-ta.

Bahamet dhe San Marino vazhdojnë të jenë kombëtaret e fundit në radhitjen botërore.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın