Dejan Maksimoviç
24 gusht 2017•Përditësim: 24 gusht 2017
NAPOLI (AA) – Portieri spanjoll Pepe Reina ka shprehur dëshirë që të kalojë në Paris Saint – Germain, por problem paraqet ajo se Napoli doemos duhet të gjejë zëvendësim, raporton Anadolu Agency (AA).
Mediat italiane theksojnë se PSG-ja i ka ofruar Napolit shtatë milionë euro, ndërsa Reina-s kontratë dy vjeçare në vlerë prej 3.5 milionë euro me mundësi vazhdimi për edhe 12 muaj. Kontrata e tij me Napolin skadon verën e ardhshme, ndërsa burime mirë të informuara nga klubi pohojnë se nuk do t’i ofrojnë kontratë të re. Duke marrë parasysh se spanjolli me përvojë më 31 gusht mbush 35 vjeç, qartë është pse dëshiron të transferohet në Paris.
Reina karrierën e filloi në ekipin e tretë të Barcelonës, që nga ekipi i dytë të arrijë të vendoset në ekipin më të fortë të klubit katalanas për të cilin luajti 49 herë. Me pas ka mbrojtur për Villarreal, Liverpool, Bayern Mynih dhe tani Napoli.