Can Erözden
25 Qershor 2020•Përditësim: 26 Qershor 2020
Real Madrid të mërkurën vonë mori epërsinë në tabelën e ligës spanjolle të futbollit, La Liga, me fitoren 2:0 ndaj Mallorcas, raporton Anadolu Agency (AA).
Anësori brazilian Vinicius Junior shënoi golin e parë për ekipin e tij në minutën e 19. Real Madridi dyfishoi diferencën në minutën e 56-të të pjesës së dytë, pasi kapiteni i ekipit Sergio Ramos shënoi një gol nga gjuajtja e lirë.
Pas kësaj fitore, Real Madrid ka arritur 68 pikë duke kryesuar renditjen. Real Madrid dhe rivalët e tyre Barcelona tani janë në një garë të ngushtë për titullin 2020.
Ashtu si Real Madrid, Barcelona e cila rendite në vendit të dytë ka 68 pikë në La Liga, e cila ka edhe shtatë javë deri në përfundimin e saj.
Atletico Madrid radhitet në pozitën e tretë me 55 pikë.
Ndërkohë Mallorca ndodhet në zonën e rrezikut të rënies nga liga. Ata tani janë në pozitën e 18-të me 26 pikë.