Bilal Acar
26 Qershor 2020•Përditësim: 26 Qershor 2020
Klubi anglez i futbollit Liverpool është shpallur kampion i Premier Ligës pas një pauze prej 30 vitesh, transmeton Anadolu Agency (AA).
Liverpool garantoi titullin shtatë xhiro para përfundimit të sezonit, pasi sot rivali më i afërt, Manchester City, u mposht si mysafir nga Chelsea me rezultatin 2-1.
Liverpool fitoi ligën për herë të fundit në vitin 1990.
Me këtë titull, Liverpool tani ka 19 trofe të Premier Ligës.