Sport

Ramsey: Uellsi mundet edhe pa mua në finalen e EURO 2016

Aaron Ramsey, futbollisti i Uellsit beson se ekipi i tij kombëtar mund edhe pa të të mposht Portugalinë në gjysmëfinale dhe të kualifikohen në finalen e Euro 2016

Dejan Maksimoviç   | 02.07.2016
Ramsey: Uellsi mundet edhe pa mua në finalen e EURO 2016

Paris

PARIS (AA) - Aaron Ramsey, futbollisti i përfaqësueses së Uellsit beson se ekipi i tij kombëtar mund edhe pa të të mposht Portugalinë në gjysmëfinale dhe të kualifikohen në finalen e EURO 2016, raporton Anadolu Agency (AA).

Ramsey në ndeshjen e çerekfinales ndaj Belgjikës, të cilën Uellsi e fitoi 3:1, për shkak të lojës me dorë mori karton të verdhë, që ishte i dyti për të, me ç'rast duhet të pauzojë një lojë, ashtu si mbrojtësi Ben Davies.

"Ky ishte një lloj reagimi i natyrshëm dhe menjëherë e dija se do të marr karton të verdhë. Me të vërtetë u trondita. Megjithatë, jam i bindur se shokët e mi mund të bëjnë edhe një hap para duke na çuar në finale. Tani duhet të mundim Portugalinë dhe jam i sigurt se ekipi do të tejakalojë mungesën time. Do të jem pikërisht prapa ekipit tim, për t'i inkurajuar që të luftojnë për çdo top", tha Ramsey, transmetojnë mediat britanike.

Në ndeshjen e gjysmëfinales të Kampionatit Evropian në Francë Uellsi do të takohet me Portugalinë më 6 korrik në Lion.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın