Can Erözden
04 Shtator 2020•Përditësim: 04 Shtator 2020
Ekipi francez i futbollit Paris Saint-Germain (PSG) ka rritur gjithnjë e më shumë shqetësimet pasi tre lojtarë të tjerë u testuan pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
PSG në Twitter bëri të ditur se testet e fundit të SARS-CoV-2 konfirmuan se ka "tre raste të reja pozitive" brenda ekipit dhe lojtarët e infektuar respektojnë protokollet e duhura shëndetësore.
Të mërkurën, klubi tha se tre nga lojtarët e tij u konfirmuan pozitiv dhe po ndjekin protokollet shëndetësore.
Klubi i Parisit nuk shpalosi emrat e gjashtë lojtarëve.