Alma Dekovic
09 Qershor 2022•Përditësim: 09 Qershor 2022
Sulmuesi i Arsenalit, Alexandre Lacazette, pas skadimit të kontratës me klubin londinez në fund të muajit, ka vendosur të kthehet në Olympique të vendlindjes së tij Lyon si lojtar i lirë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Lacazette u rikthye te klubi francez 5 vite pasi u largua për t'u bashkuar me "topçinjtë" për 46.5 milionë funta në atë kohë.
Ai është rritur si junior i Lyonit dhe do të nënshkruajë kontratë 3-vjeçare me klubin francez deri në qershor të vitit 2025.
Sulmuesi francez shënoi 54 gola në 158 ndeshje në Premier Ligën angleze për Arsenalin dhe ndihmoi klubin të fitonte Kupën FA 2020.