Përfundon pa gola pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Angli
Pjesa e parë e ndeshjes që luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë ka përfunduar pa gola
Tiranë
Në Tiranë po luhet ndeshja Shqipëri-Angli, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, raporton Anadolu.
Pjesa e parë e ndeshjes që luhet në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë ka përfunduar pa gola.
Mijëra tifozë kuqezi kanë mbushur stadiumin për të mbështetur Kombëtaren e Shqipërisë në Futboll.
Në kuadër të këtyre ndeshjeve kualifikueseve, Shqipëria është në grupin K, së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
