Bakir Tiro
22 Mars 2017•Përditësim: 23 Mars 2017
PARIS (AA) – Organizatorët e "Rally Dakar" thanë sot se gara jubilare e edicionit të 40-të do të fillojë me 6 janar të vitit 2018 në Peru ndërsa etapat do të voziten edhe në Bolivi dhe Argjentinë, raporton Anadolu Agency (AA).
"Rally Dakar" në kontinentin e Amerikës së Jugut do të fillojë më 6 janar në Limë ndërsa do të përfundojë më 20 janar në Cordoba.
Këtë vit "Rally Dakar" u përfshi me aksidente të mëdha, lëndime dhe heqje dorë të vozitësve. Fitues në konkurrencën e automobilave ishte francezi Stephan Peterhansel. Në mesin e çiklistëve vendin e parë e mori britaniku Sam Sunderland.