Muhammed Enes Çallı
23 Shtator 2020•Përditësim: 23 Shtator 2020
Denver Nuggets të martën vonë ka mposhtur Los Angeles Lakers në ndeshjen e tretë të finaleve të Konferencës Perëndimore të NBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
Fitorja e Nuggets me rezultat prej 114-106 ishte e para në këtë seri, duke i lënë Lakersat në epërsinë prej 2-1.
Për Nuggets, Jamal Murray shënoi 'double-double' prej 28 pikë dhe 12 asiste. Jerami Grant regjistroi 26 pikë ndërsa Nikola Jokiç shënoi 22 pikë dhe 10 kërcime.
LeBron James udhëhoqi “betejën” e Lakersave me një dyshe të trefishtë me 30 pikë, 11 asiste dhe 10 kërcime.
Anthony Davis po ashtu shtoi 27 pikë për Lakersat por përpjekjet e dyshes nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur humbjen.