Sport

Alvaro Morata kthehet në Juventus si huazim

Sulmuesi spanjoll u transferua tek gjiganti italian Juventus me mundësi për zgjatje 1-vjeçare të huazimit, plus mundësinë për blerje.

Emre Aşıkçı  | 23.09.2020 - Përdıtësım : 23.09.2020
Alvaro Morata kthehet në Juventus si huazim

Stamboll

Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata është kthyer në Juventus të Italisë si huazim, njoftoi klubi italian të martën, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Ai do të jetë pjesë e ekipit të këtij viti me mundësinë për vazhdimin e huazimit për një vit tjetër, plus mundësinë e blerjes", njoftoi Juventusi në faqen e tij të internetit.

"Klubi i futbollit Juventus njofton për finalizimin e një marrëveshjeje me Atletico Madridin për blerjen e përkohshme deri në fund të sezonit 2020/2021 të të drejtave të regjistrimit të lojtarit Alvaro Morata në vlerën prej 10 milionë euro që do të paguhen gjatë vitit financiar aktual", thuhet në deklaratë.

Pala e Torinos ka mundësinë të blejë sulmuesin spanjoll në fund të sezonit 2020/21 për 45 milionë euro (52 milionë dollarë).

Gjithashtu, pala italiane ka të drejtë të vazhdojë huazimin e përkohshëm deri në fund të sezonit 2021-22 për një shumë prej 10 milionë euro (11 milionë dollarë).

Morata më parë ka luajtur për klubet spanjolle Real Madrid dhe Atletico Madrid dhe për klubin anglez Chelsea.

Sulmuesi 27-vjeçar ndihmoi Real Madridin të fitojë dy tituj të Ligës së Kampionëve të UEFA-s dhe dy trofe të Kupës Botërore të Klubeve të FIFA-s.

Kur ishte pjesë e Juventusit nga viti 2014 deri në 2016 ai shënoi 27 gola dhe 18 asiste në 93 ndeshje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın