Satuk Buğra Kutlugün
19 Shtator 2020•Përditësim: 19 Shtator 2020
Los Angeles Lakers mposhtën Denver Nuggets 126:114, duke shënuar fitoren e parë në serinë e këtij viti të Finales së Konferencës Perëndimore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Dyshja e Lakersave të All-NBA, Anthony Davis shënoi 37 pikë dhe 10 kërcime kurse LeBron James 15 pikë, 12 asiste, duke hapur përsëri rrugën për një fitore tjetër në 'play-off' të NBA 2020.
Loja mbizotëruese e çerekut të dytë dhe të tretë nga Lakersat ishte vendimtare për fitoren ndaj Nuggets, ekipi i cili përmbysi dy herë radhazi rezultatin në serinë 1 dhe 3.
Rajon Rondo regjistroi 7 pikë dhe 9 asiste kurse Dwight Howard 13 pikë për të çuar Lakersat drejt fitores.
Për Nuggets, Jamal Murray dhe Nikola Jokiç shënuan 21 pikë secili.