Sport

NBA, Pelicans fitojnë Rockets-at

Asociacioni Kombëtar i Basketbollit (NBA) vazhdoi me 11 ndeshje të mërkurën mbrëma

Satuk Buğra Kutlugün  | 18.10.2018 - Përdıtësım : 19.10.2018
NBA, Pelicans fitojnë Rockets-at

Ankara

ANKARA (AA) – Anthony Davis dhe New Orleans Pelicans dominuan Houston Rockets, duke marrë fitoren e parë të sezonit me rezultat 131-112, raporton Anadolu Agency (AA).

Asociacioni Kombëtar i Basketbollit (NBA) vazhdoi me 11 ndeshje të mërkurën mbrëma.

Gjysmë-finalistët e sezonit të kaluar të konferencës perëndimore Pelicans filluan sezonin e tyre me një fitore si mysafir ndaj lojtarit më të vlefshëm të ligës (MVP) James Harden dhe Rockets.

Davis shënoi 32 pikë dhe rrëmbeu 16 kërcime dhe asistoi 8 herë për t'i dhënë skuadrës së tij fitoren. Nikola Mirotiç shënoi 30 pikë dhe rrëmbeu 10 kërcime, ndërsa Julius Randle shënoi 25 pikë nga stoli.

James Harden, Chris Paul dhe Carmelo Anthony kombinuan gjithsej 46 pikë për Rockets ndërsa Eric Gordon ishte shënuesi më i mirë i ekipit me 21 pikë.

Në një ndeshje të Konferencës Lindore, Toronto Raptors filluan sezonin e tyre me një fitore mbi Cavaliers Cleveland.

Superylli i Raptors-ve Kawhi Leonard shënoi 24 pikë dhe rrëmbeu 13 kërcime ndërsa Kyle Lowry shënoi 27 pikë dhe grumbulloi 8 asistime.

Këto janë rezultatet e ndeshjeve të së mërkurës:

Houston Rockets - New Orleans Pelicans: 131-112

Charlotte Hornets - Milwaukee Bucks: 112-113

Detroit Pistons - Brooklyn Nets: 103-100

Indiana Pacers - Memphis Grizzlies: 111-83

Orlando Magic - Miami Heat: 104-101

New York Knicks - Atlanta Hawks: 126-107

Toronto Raptors - Cleveland Cavaliers: 116-104

San Antonio Spurs - Minnesota Timberwolves: 112-108

Sacramento Kings - Utah Jazz: 117-123

Los Angeles Clippers - Denver Nuggets: 98-107

Phoenix Suns - Dallas Mavericks: 121-100



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.