Sport

Usain Bolt refuzon ofertën e ekipit Valletta nga Malta

"Bolt nuk dëshiron të pranojë ofertën nga Malta. Që kur filloi të luajë futboll, janë paraqitur shumë të interesuar. Rregullisht marrim oferta të ngjashme", tha agjenti i Bolt, Ricky Simms

Dejan Maksimoviç  | 18.10.2018 - Përdıtësım : 18.10.2018
Usain Bolt refuzon ofertën e ekipit Valletta nga Malta

Sydney

SYDNEY (AA) – Usain Bolt (32), dikur sprinteri më i mirë në botë dhe që sot lufton për një kontratë profesionale me klubin futbollistik Central Coast Mariners nga Australia, ka refuzuar së fundmi një ofertë të FC Valletta për të nënshkruar një kontratë profesionale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kohë më parë Bolt shënoi dy gola në ndeshjen miqësore të Central Coast Marinerse, megjithatë klubi akoma nuk i ka ofruar një kontratë.

"Bolt nuk dëshiron të pranojë ofertën nga Malta. Që kur filloi të luajë futboll, janë paraqitur shumë të interesuar. Rregullisht marrim oferta të ngjashme", tha agjenti i Bolt, Ricky Simms.

Së fundmi kanë folur edhe maltezët e Valletta-s, të cilët Boltit i dëshiruan suksese në karrierën e tij futbollistike.

“Oferta e FC Valletta do të jetë në tavolinë në çdo kohë”, thonë nga klubi maltez.

Usain Bolt është pronar i 8 medaljeve të arta olimpike dhe 11 të tjera në kampionatet botërore. Ai mban rekordet botërore në 100 metra (9.58 sekonda) dhe në 200 metra (19.19 sekonda).


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın