Fatjon Cuka
20 Tetor 2017•Përditësim: 20 Tetor 2017
ELBASAN (AA) - Ka përfunduar me rezultatin 0 - 0 ndeshja Skënderbeu-Partizani i Beogradit e vlefshme për fazën e grupeve të “Europa Leagues”, e cila u luajt në stadiumin “Elbasan Arena”, raporton Anadolu Agency (AA).
Pjesa e parë e ndeshjes, përpos përpjekjeve nga ana e të dyja ekipeve, u mbyll me rrjeta të paprekura.
Edhe në pjesën e dytë, të dyja skuadrat patën raste për të shënuar, por pa arritur të preknin rrjetat.
Ndeshja Skënderbeu-Partizani Beogradit u luajt nën masa të rrepta sigurie. Për sigurimin dhe mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje Policia e Shqipërisë kishte ndërmarrë një plan të detajuar masash.
Skënderbeu renditet në vendin e katërt në grupin B për fazën e grupeve të “Europa League” me 2 pikë.