Hilmi Sever
11 Janar 2017•Përditësim: 12 Janar 2017
ANTALYA (AA) - Në kuadër të sezonit përgatitor një nga skuadrat e qytetit të Tiranës, Partizani, është përballur me skuadrën e Stambollit, Fenerbahçe në Antalya, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshja është luajtur në stadiumin Akdeniz Ünversitesi. Golat në këtë ndeshje për Fenerbahçe-n janë shënuar nga Ozan Tufan në minutën e 5-të, Fernandao në minutën e 7-ë dhe Ismail Köybaşı në minutën e 81.
Ndërsa skuadra shqiptare ka shënuar golin e vetëm në këtë ndeshje me anë të Ekuban në minutën e 83-të.