Fatjon Cuka
25 Gusht 2017•Përditësim: 25 Gusht 2017
ELBASAN (AA) - Ekipit i Skënderbeut është kualifikuar në fazën e grupeve të UEFA Ligës Evropa, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshja e kthimit e vlefshme për fazën playoff të Ligës Evropa mes Skënderbeut dhe Dinamo Zagreb ka përfunduar 0-0.
Ndeshja e luajtur në stadiumin "Elbasan Arena", nuk ka prodhuar gola, por ka sjellë kalimin e ekipit nga Shqipëria në fazën e grupeve Ligës Evropa.
Nimaga u ndëshkua në minutën e 78-të me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë me 10 lojtarë ekipin e tij.
Mjaftonte që ndeshja të përfundonte barazim pa asnjë gol që ekipi korçar të siguronte kualifikimin në fazën e grupeve, pasi ndeshja e zhvilluar në Kroaci një javë më parë përfundoi barazim 1:1.
Me përfundimin e ndeshjeve kthyese për ekipet që kalojnë në fazën e grupeve, më 25 gusht do të hidhet shorti.