Fatjon Cuka
03 Shkurt 2016•Përditësim: 04 Shkurt 2016
TIRANË (AA) - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit ku disa persona kanë hapur zjarr me armë në drejtim të një lokali, ku për pasojë 3 persona kanë humbur jetën dhe paraprakisht mësohet se 4 të tjerë janë plagosur. Dy prej viktimave janë vëllezër, të identifikuar me mbiemrin Çapja, raporton Anadolu Agency (AA).
Burimet zyrtare nga Policia Shqiptare bëjnë me dije se tre nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për trajtim të specializuar mjekësor.
Ngjarja që ka tronditur këtë qytet ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së mërkurës pranë stadiumit "Elbasan Arena", ku dyshohet paraprakisht se personat që kanë qëlluar me armë kanë patur veshur uniforma policore. Mësohet se autorët e ngjarjes kanë qëlluar disa herë në drejtim të objektivit të tyre, duke shkatuar në këtë mënyrë disa të vrarë dhe disa të plagosur.
Drejt qytetit të Elbasanit janë nisur dhe angazhaur forca policore të komisariateve Lushnje, Fier, Berat dhe Durrës. Policia nuk ka dhënë informacione rreth motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë dhe është formuar një grup hetimor për të zbardhur plotësisht ngjarjen. Paraprakisht dyshohet se vrasjet kanë ndodhur për hakmarrje.