Fatjon Cuka
20 nëntor 2024•Përditësim: 20 nëntor 2024
Ndeshja Shqipëri-Ukrainë e vlefshme për kualifikueset për UEFA Ligën e Kombeve ka përfunduar me rezultatin 1-2, raporton Anadolu.
Ekipi mysafir kaloi në avantazh në pjesën e parë me golat e shënuar nga Zinchenko në minutën e 5-të dhe Yaremchuk në minutën e 10-të.
Për ekipin kuq e zi goli u shënua nga Bajrami në minutën e 75-të.
Në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumin "Air Albania" në Tiranë Shqipëria u mbështet nga mijëra tifozë.
Në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të UEFA Ligës së Kombeve, Shqipëria ishte në grupin B1 së bashku me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.