Admir Fazlagikj
05 Qershor 2017•Përditësim: 06 Qershor 2017
SHKUP (АА) - Ndeshja miqësore ndërmjet kombëtareve të futbollit të Maqedonisë dhe Turqisë e cila u zhvillua në stadiumin e qytetit "Filipi i Dytë" në Shkup përfundoi pa gola, raporton Anadolu Agency (AA).
Skuadrat e të dyja kombëtareve fillimin e ndeshjes e filluan në mënyrë ofensive. Në minutën e 19-të Ezgjan Alioski gjuajti nga goditja e lirë, Mojsov goditi me kokë dhe shënoi gol, por gjyqtarët vendosën që ta anulojnë golin për shkak të pozicionit jasht loje.
Në disa raste futbollistët e kombëtares turke organizuan disa kundërsulme përmes Arda Turan dhe Gjonul Gjokhan por megjithatë nuk kishte rrezik konkret ndaj portës së portierit maqedonas.
Pasi në pjesën e parë ishte anuluar goli i Daniel Mojsov në minutën e 19-të edhe në pjesën e dytë të ndeshjes, në minutën e 52-të referi kryesor Stanislav Todorov e anuloi edhe golin e sulmuesit Alioski i cili goditi pas topit të hedhur nga 16 metra.
Ky gol u anulua për shkak të pozicionit jasht loje në të cilin u gjet kapiteni i kombëtares së Maqedonis Goran Pandev, i cili ishte në afërsi përpara portierit turk
Në fund të ndeshjes futbollistët e Maqedonisë patën disa raste të cilat i krijuan nëpërmjet kundërsulmeve të shpejta. Shanse më konkrete kishin Alioski dhe Besart Ibraimi, por nuk arritën të mposhtin portierin turk Vollkan Babaxhan i cili mbrojti shkëlqyeshëm
Drejtësinë në këtë ndeshje e ndau gjyqtrai bullgar Stanislav Todorov.
Ndryshe, deri më tani Maqedonia dhe Turqia kanë luajtur shtatë herë, prej të cilave Turqia ka arritur t’i fitojë pesë ndeshje, një barazim dhe një humbje. Fitorja e vetme e Maqedonisë kundër Turqisë është ndeshja miqësore në vitin 2006 me rezultat minimal 1 me 0.
Angellovski: Kishim më shumë mundësi për fitore
Pas ndeshjes miqësore mes Maqedonisë dhe Turqisë, trajneri i kombëtares së Maqedonisë në futboll, Igor Angellovski, deklaroi se është i kënaqur nga loja që treguan futbollistët e tij, sepse sipas tij, t’i bësh ballë një ekipi si Turqia nuk është punë e vogël.

Dy golat e anuluar të Maqedonisë, Angellovski nuk i komentoi nëse ishin të rregullt apo jo, mirëpo theksoi se Maqedonia në këtë ndeshje kishte më shumë mundësi për të shënuar gola.
“Jam i kënaqur me lojën. Dominuam kundër një ekipi të fortë siç është Turqia, e cila gjendet në pozicionin e 26-të në ranglistën e FIFA-s. Mirëpo, fatkeqësisht nuk arritëm ta materializojmë atë edhe me gola. Përgëzoj lojtarët e mi të cilët treguan dëshirë të madhe për fitore, veçanërisht në pjesën e dytë”, deklaroi Angellovski.
Ndeshja miqësore mes Maqedonisë dhe Turqisë e zhvilluar në stadiumin e qytetit të Shkupit “Filipi i II-të” përfundoi pa gola. Të dielën e ardhshme Maqedonia ndeshjen kualifikuese në Kampionatin Botëror do ta luajë kundër Spanjës, ndërsa Turqia kundër Kosovës.