Sport

NBA, Thunder mposhtin Trail Blazers, Westbrook shënon rekord

Me dyshen e trefishtë të shënuar ne dhjetë ndeshjet e njëpasnjëshme, Westbrook theu rekordin 51 vjeçar të legjendës Wilt Chamberlain me nëntë "triple double" të njëpasnjëshëm

Can Erözden   | 12.02.2019
NBA, Thunder mposhtin Trail Blazers, Westbrook shënon rekord

Ankara

ANKARA (AA) – Koshashënuesi i Oklahoma City Thunder (OKC), Russell Westbrook, ka regjistruar edhe një rekord të tij në NBA, duke arritur të shënojë dhjetë dyshe të trefishta të njëpasnjëshme, të cilën askush nuk e ka bërë më parë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ylli i OKC-së, Westbrook, udhëhoqi ekipin e tij drejt fitores kundër Portland Trail Blazers me rezultatin 120:111, duke shënuar 21 pikë, 14 kërcime dhe 11 asiste, në një ndeshje e cila u luajt mëngjesin e sotëm në Chesapeake Energy Arena në Oklahoma.

Me dyshen e trefishtë të shënuar ne dhjetë ndeshjet e njëpasnjëshme, Westbrook theu rekordin 51 vjeçar të legjendës Wilt Chamberlain me nëntë "triple double" të njëpasnjëshëm.

Nuk ishte vetëm Westbrook që shkëlqeu mbrëmë, pasi edhe lojtari tjetër i OKC, Paul George, shënoi një dyshe të trefishtë.

George shënoi 47 pikë, 12 kërcime dhe 10 asiste.

Më i miri te mysafirët ishte Damian Lillard, me 31 pikë dhe shtatë kërcime.

- Rezultatet:

Cleveland Cavaliers-New York Knicks: 107-104

Detroit Pistons-Washington Wizards: 121-112

Indiana Pacers-Charlotte Hornets: 99-90

Toronto Raptors-Brooklyn Nets: 127-125

Chicago Bulls-Milwaukee Bucks: 99-112

Houston Rockets-Dallas Mavericks: 120-104

Minnesota Timberwolves-Los Angeles Clippers: 130-120

Oklahoma City Thunder-Portland Trail Blazers: 120-111

Denver Nuggets-Miami Heat: 103-87

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın