NBA, Los Angeles Clippers angazhon Rajon Rondo nga Hawks
"Clippers po finalizon marrëveshjen për të angazhuar Rajon Rondo nga Atlanta për Lou Williams, dy zgjedhje të raundit të dytë dhe para", postoi gazetari i NBA-së, Shams Charania në Twitter
Ankara
Ekipi i NBA-së amerikane Atlanta Hawks thuhet se kanë dërguar basketbollistin Rajon Rondo në Los Angeles Clippers në këmbim të Lou Williams së bashku me dy zgjedhje të raundit të dytë dhe para, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Clippers po finalizon marrëveshjen për të angazhuar Rajon Rondo nga Atlanta për Lou Williams, dy zgjedhje të raundit të dytë dhe para", postoi gazetari i NBA-së, Shams Charania në Twitter.
Ai gjithashtu tha se LaMarcus Aldridge do të bëhet një agjent i lirë i pakufizuar pasi të ketë përfunduar blerjen e kontratës me San Antonio Spurs.
Ndërkohë, Kyle Lowry do të qëndrojë me Toronto Raptors ndërsa Houston Rockets do të dërgojnë Victor Oladipo në Miami Heat në këmbim të Avery Bradley, Kelly Olynyk dhe një shkëmbim drafti në afatin tregtar të NBA-së, tha Shams.
Denver Nuggets ka angazhuar Aaron Gordon dhe Gary Clark nga Orlando Magic në këmbim të Gary Harris dhe RJ Hampton dhe një zgjedhje në raundin e parë, konfirmoi kryetari i Operacioneve të Basketbollit Tim Connelly dje vonë.
25-vjeçari Gordon kaloi shtatë vitet e para të karrierës së tij në Orlando. Ai mesatarisht shënoi 12.9 pikë, 6.4 kërcime dhe 2.5 asiste në 428 ndeshje.
