Selçuk Buğra Gökalp
03 Nëntor 2021•Përditësim: 03 Nëntor 2021
Superylli i Phoenix Suns, Chris Paul, sot është zhvendosur në pozitën e tretë në listën e asisteve më të mirë të të gjitha kohërave në NBA, menjëherë pas John Stockton dhe Jason Kidd, transmeton Anadolu Agency (AA).
36-vjeçari bëri 18 asiste gjatë ndeshjes me New Orleans Pelicans në Footprint Center, Phoenix, duke arritur në 10.346 asiste. The Suns mundën Pelicans me 112-100.
Përveçse është lojtari me më shumë asiste në mesin e lojtarëve aktivë të NBA-së. Ai gjithashtu është lojtari i vetëm në histori që ka arritur 20 mijë pikë në karrierë dhe 10 mijë asiste. 11 herë All-Star është lojtari i 47-të që kalon shifrën e 20 mijë pikëve.
Stockton ka 15.806 asistime ndërsa Kidd ka realizuar 12.091 asiste.
Paul, i cili u bashkua me Suns në vitin 2020, ka luajtur gjithashtu për New Orleans Hornets, Los Angeles Clippers, Houston Rockets dhe Oklahoma City Thunder.
"Kjo është shumë e rëndësishme. Jam mirënjohës dhe falënderoj Zotin për këtë mundësi. Jo vetëm për të qenë në këtë ekip apo në ligë, por thjesht për të luajtur. Unë nuk e marr këtë si të mirëqenë", tha Paul.