Satuk Buğra Kutlugün
15 Dhjetor 2021•Përditësim: 15 Dhjetor 2021
Stephen Curry realizoi dy 3-pikësh në çerekun e parë të ndeshjes Golden State Warriors - New York Knicks të martën në "Madison Square Garden" duke u bërë rekordmeni i të gjitha kohërave në NBA për tre pikësh të realizuara në sezonin e rregullt, transmeton Anadolu Agency (AA).
Me 7 minuta e 33 sekonda para përfundimit të çerekut të parë të ndeshjes, Curry arriti të shënojë trepikëshin e tij të 2.974-të në karrierën në sezonin e rregullt, duke kapërcyer Ray Allen.
Ish-mbrojtësi i Boston Celtics dhe Miami Heat, Allen, realizoi 2.973 trepikësh në 1.300 ndeshje. Kampioni i NBA-së i viteve 2008 dhe 2013, Allen, 46 vjeç, u tërhoq zyrtarisht në vitin 2016.
Basketbollisti i Golden State Warrior, Curry, kampion i trefishtë në NBA është llogaritur si gjuajtësi më i mirë në historinë e NBA-së nga lojtarët dhe analistët.