Emre Aşıkçı
19 Nëntor 2020•Përditësim: 20 Nëntor 2020
Los Angeles Lakers ka përfunduar zyrtarisht shkëmbimin për mbrojtësin gjermane, Dennis Schroder, konfirmoi NBA të mërkurën, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Los Angeles Lakers ka marë mbrojtësin Dennis Schroder nga Oklahoma City Thunder në këmbim të Danny Green dhe të drejtat për Jaden McDaniels, bëri të ditur zëvendës presidenti i operacioneve të basketbollit dhe drejtori i përgjithshëm, Rob Pelinka", tha NBA në faqen e saj të internetit.
Sezonin e kaluar, Schroder pati një mesatare me 18.9 pikë, 3.6 kërcime dhe katër asiste për Oklahoma City Thunder.
Schroder është shfaqur në 46 ndeshje pas sezonit gjatë gjithë karrierës së tij.