Sport

Italia dhe Belgjika shkojnë në finalen e Ligës së Kombeve

Shqipëria, Sllovenia dhe Armenia kaluan në Ligën B

Emre Aşıkçı  | 19.11.2020 - Përdıtësım : 19.11.2020
Italia dhe Belgjika shkojnë në finalen e Ligës së Kombeve

Stamboll

Belgjika mposhti Danimarkën mbrëmë me rezultatin 4:2 për t'u kualifikuar në finalet e Ligës së Kombeve të UEFA-s, transmeton Anadolu Agency (AA).

Golashënuesit për përfaqësuesen belge, në ndeshjen e luajtuar në stadiumin "Den Dreef" në Luven, ishin Romelu Lukaku me 2 gola dhe nga një Youri Tielemans dhe Kevin De Bruyne.

Golat për Danimarkën i shënuan Jonas Wind dhe Nacer Chadli (autogol).

Italia shënoi fitore ndaj Bosnjë e Hercegovinës me rezultatin 2:0 duke rezervuar një vend në finalet e Ligës së Kombeve.

Andrea Belotti dhe Domenico Berardi shënuan golat duke çuar ekipin e tyre drejt fitores në stadiumin e Sarajevës, "Grbavica".

Pas këtyre rezultateve, Italia, Belgjika, Franca dhe Spanja kaluan në finale.

Austria, Çekia, Hungaria dhe Uellsi u ngjitën në Ligën A, ndërsa Shqipëria, Sllovenia dhe Armenia në Ligën B.

Bosnjë e Hercegovina dhe Islanda u zhvendosën në Ligën B pasi Irlanda e Veriut, Sllovakia, Turqia dhe Bullgaria u zhvendosën në Ligën C.

Kazakistani, Estonia dhe Moldavia do të luajnë për t'i shpëtuar rënies.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın