Agim Sulaj
19 Nëntor 2020•Përditësim: 19 Nëntor 2020
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka mposhtur Moldavinë në kuadër të Ligës së Kombeve me rezultatin 1-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Fillimi i takimit krijoji disavantazh për Kosovën meqë u lëndua mbrojtësi kryesor Amir Rrahmani, por “Dardanët” arritën të shënojnë gol në pjesën e parë nëpërmjet sulmuesit Lirim Kastrati në minutën e 31-të të lojës.
Në pjesën e dytë të takimit, iniciativat e moldavëve u shtuan duke dominuar në posedimin e topit, por pa sukses në rrezikimin e portës së ekipit kosovar.
Kosova e mbyll këtë edicion të Ligës së Kombeve me pesë pikë, duke qëndruar edhe më tej në pozitën e tretë të Grupit C dhe duke e evituar barazhin. Grupin e ka fituar Sllovenia me 14 pikë.
Ekipi i Kosovës në këtë ndeshje, ashtu sikur në ndeshjen e së dielës me Slloveninë, u drejtua nga ndihmëstrajneri Muharrem Sahiti, pasi trajneri Bernard Challendes po e vazhdon rikuperimin e tij për shkak se rezultoi pozitiv në testin për COVID-19.