jeta

Ndërron jetë kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri

Kryetari i FFK-së Vokrri u nda nga jeta në moshën 57 vjeçare. Lajmin e hidhur për vdekjen e Vokrrit e konfirmoi zëdhënësi i FFK-së Fazli Berisha

Sibel Vezaj  | 09.06.2018 - Përdıtësım : 10.06.2018
Ndërron jetë kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri

Prishtinë

PRISHTINË (AA) - Ka ndërruar jetë kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i FFK-së Vokrri u nda nga jeta në moshën 57 vjeçare. Lajmin e hidhur për vdekjen e Vokrrit për AA e konfirmoi zëdhënësi i FFK-së Fazli Berisha.

Sipas mediave lokale Vokrri ndërroi jetë mëngjesin e sotëm si pasojë e një sulmi në zemër.

- Vokrri, legjenda e futbollit kosovar

Vokrri u lind më 23 korrik të vitit 1960 në Podujevë të Kosovës. Me futboll nisi të merret si 15-vjeçar, kurse si 17-vjeçar debutoi në KF “Llapi” në Podujevë. Më pas në vitin 1980 kaloi tek KF “Prishtina”, ku luajti 84 ndeshje dhe shënoi 33 gola me këtë skuadër në Ligën e Dytë, kurse në Ligën e Parë të Jugosllavisë në fanellën e Prishtinës pati 88 paraqitje dhe shënoi 22 gola.

Periudha e viteve të 80-ta ishte e artë për Vokrrin, i cili në vitin 1984 debutoi në ekipin përfaqësues të Jugosllavisë, duke u bërë futbollisti i vetëm shqiptar që u paraqit në Përfaqësuese, e ku regjistroi 12 paraqitje dhe shënoi 6 gola.

Në vitin 1986 u transferua te Partizani i Beogradit ku në 27 ndeshje shënoi 13 gola. Ai e fitoi epitetin e legjendës së futbollit kosovar, pasi ishte bartës i flamurit olimpik në Lojërat Olimpike Dimërore në Sarajevë në vitin 1984, derisa në vitin 1987 ishte shpallur lojtari më i mirë në Jugosllavi.

Në vitin 1989 kaloi në Francë te skuadra Nimes dhe më pas u transferua në klubin turk, Fenerbahçe ku luajti me mjaft sukses në edicionet 1990-1992.

Pas karrierës në kampionatin turk ai u rikthye në Francë ku jetoi me familjen dhe luajti edhe për disa vjet për skuadrat e niveleve më të ulëta franceze, Bourges dhe Montluçon, para se t’i jepte fund karrierës.

Pas çlirimit të Kosovës, ai, u kthye në atdhe, fillimisht për ta ndihmuar ish-klubin e tij, Prishtina, në postin e drejtorit, kurse më pas në shkurt të vitit 2008 e mori postin e kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Më 15 janar, 2016, Vokrrit iu besua mandati i tretë katërvjeçar si kryetar i FFK-së. Gjatë kryesimit të tij në FFK, Kosova u pranua në FIFA dhe UEFA.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın