jeta

Gjyshja Meyrem ulet në bankat shkollore në moshën 85 vjeçare

"Djali më bleu lapsat dhe fletoret. Çdo ditë më jep para dhe më dërgon në shkollë. Me fqinjen time shkojmë tre ditë në javë. Ndihmojmë njëra-tjetrën, ulemi në të njëjtën bankë", tregon 85 vjeçarja Hatunoğlu

31.05.2018 - Përdıtësım : 01.06.2018
Gjyshja Meyrem ulet në bankat shkollore në moshën 85 vjeçare

Osmaniye

OSMANIYE (AA) - MUZAFFER CAGLIYANER

Edhe pse ka hyrë thellë në dekadën e nëntë të jetës së saj, gjyshja Meyrem Hatunoğlu nga Kadirli, pranë qytetit jugor të Turqisë, Osmanyie, nuk ishte problem që në moshën 85 vjeçare të ulet për herë të parë në bankën shkollore, më dëshirën për të realizuar ëndrrën e jetës për të mësuar shkrim dhe lexim, shkruan Anadolu Agency (AA).

Hatunoğlu ka lindur në vitin 1933 në një fshat pranë Gaziantepit. Në fshatin e saj të lindjes nuk kishte shkollë, kështu që nuk pati mundësinë që në moshën e rinisë të ndjek shkollimin fillor. Më pas ishte martuar dhe shpërngulur në Osmaniye, ku jeton edhe sot e kësaj dite. Ajo është nënë e shtatë fëmijëve, kurse burri i saj ka vdekur 27 vite më parë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.