Can Erözden
19 Nëntor 2020•Përditësim: 20 Nëntor 2020
Ish-mundësi turk, Reşit Karabacak ka humbur jetën sot si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
Ai ishte 66-vjeçar. Federata Turke e Mundjes konfirmoi vdekjen e ish-kampionit të Evropës, duke i shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të tij.
Karabacak po luftonte me COVID-19 në një spital turk. Ai ka pasur një sulm në zemër pasi u prek nga virusi.
Varrimi i tij do të bëhet sot në provincën perëndimore të Bursës.
Karabacak iu bashkua Lojërave Olimpike të vitit 1984 në Los Angeles në kategorinë e stilit të lirë.
Pasi u tërhoq nga mundja, Karabacak ishte trajner i ekipit kombëtar turk.
Ministri turk i Rinisë dhe Sporteve, Mehmet Muharrem Kasapoglu gjithashtu shprehu pikëllimin për vdekjen e ish mundësit.