Muhammed Enes Çallı
03 Qershor 2022•Përditësim: 05 Qershor 2022
Tenisi spanjoll Rafael Nadal kaloi në finalen e French Open pasi kundërshtari i tij Alexander Zverev u detyrua të linte lojën për shkak të lëndimit në kyçin e këmbës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Tenisti gjerman Zverev pësoi një dëmtim të rëndë në tajbreik të setit të dytë teksa rezultati ishte 7-6, 6-6, dhe u desh të tërhiqej, ndërsa Nadal arriti në finalen e tij të 14-të të French Open pas lojës që zgjati mbi tre orë.
Tenisti numër 3 në botë, Zverev, u kthye në fushë me paterica dhe i përshëndeti tifozët përpara se të largohej me lot në një karrige me rrota.
Nadal, një kampion 13 herë i Roland-Garros, do të përballet me Casper Ruud nga Norvegjia ose Marin Cilic nga Kroacia në finalen e së dielës.