Doga Kirmizioglu
03 Janar 2019•Përditësim: 03 Janar 2019
ANKARA (AA) - Gara e automjeteve Dakar Rally, e cila njihet gara më e vështirë dhe e rrezikshme në botë, do të fillojë më 7 janar, raporton Anadolu Agency (AA).
Vendi pritës i garës që është vështirë për ta përfunduar, këtë vit do të jetë Peruja. Të dielën do të zhvillohet startimi simbolik, ndërsa më 7 janar të hënën gara e 41 të Dakar Rally do të fillojë në kryeqytetin Lima dhe do të përfundojë më 17 janar.
Përndryshe, gara do të zhvillohet në pesë kategori, gjegjësisht automjete, motoçikletë, kamionë, SxS dhe quad (motor me katër rrota), ku pjesëmarrësit do të kalojnë rreth 5 mijë kilometra.
Në garat deri më sot kishin humbur jetën 28 shoferë nga aksidente të ndryshme.