Mücahit Hüseyin Eroğul
18 Shkurt 2020•Përditësim: 19 Shkurt 2020
Forumi i 3-të Ndërkombëtar "Etnospor" me temë "Gjallërimi i sporteve tradicionale" do të zhvillohet më 22-23 shkurt në Antalya të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në forumin e organizuar nga Konfederata Botërore "Etnospor" i kryesuar nga Bilal Erdoğan do të marrin pjesë 200 përfaqësues, ministra, zyrtarë qeveritarë, përfaqësues të federatave dhe akademikë nga 55 vende.
Në organizimin ku do të përcaktohen problemet e sporteve tradicionale, do të vlerësohen në dritën e përvojave personale dhe institucionale propozimet për zgjidhje si dhe do të zhvillohen punime të përbashkëta për të ardhmen e sporteve dhe lojërave tradicionale të shumë vendeve nga Japonia, Kazakistani, Maroku e deri në Brazil.
Në panelet dhe sesionet që do të zhvillohen në forumin i cili do të sigurojë shkëmbimin e ideve mes pozitave të ndryshme gjeografike mbi sportet dhe lojërat tradicionale, fokusi do të jetë mbi mënyrat se si të zhvendosen në një pozicion më të mirë sportet tradicionale. Me Forumin Ndërkombëtar "Etnospor" do të krijohen ide për të realizuar objektivat afatshkurtra, të mesme dhe afatgjate të sporteve dhe lojërave tradicionale.
- "Po përjetojmë lumturinë që do të mirëpresim përfaqësues nga 55 vende"
Nëpërmjet një deklarate nga Konfederata Botërore "Etnospor" thuhet se synohet forcimi i strukturës që do t'u transmetojë brezave të ardhshëm motivet nga e kaluara.
"Sportet, elementet dhe lojërat tona tradicionale që kanë një histori mijëra vjet janë në rrezik të zhduken brenda rrotacioneve të ndryshimit të botës moderne. Si Konferederatë Botërore Etnospor të cilën e kemi themeluar në vitin 2015, synojmë të tërheqim vëmendjen për rëndësinë e sporteve dhe lojërave tradicionale me dëshirën për t'i jetuar dhe përjetësuar vlerat e tyre nga lokale në universale. Synojmë të forcojmë një strukturë e cila do t'u përcjellë brezave të ardhshëm motivet që kombe dhe pozita të ndryshme gjeografike kanë mbrojtur me iniciativën e tyre", thuhet në deklaratën e "Etnospor".
Më tej theksohet se "Në këtë drejtim, ne po përjetojmë emocionet e zhvillimit për të tretën herë të Forumit Ndërkombëtar 'Etnospor' i cili tashmë është bërë një traditë. Po përjetojmë lumturinë që do të mirëpresim përfaqësues të 55 vendeve nga pozita të ndryshme gjeografike nga Senegali e deri në Rusi".
Konfederata Botërore "Etnospor", e cila zhvillon aktivitete për rritjen e ndërgjegjësimit dhe përhapjen e sporteve dhe lojërave tradicionale, u themelua në Bishkek në vitin 2015. Institucioni i cili ofron mbështetje për ruajtjen, zhvillimin dhe vazhdimësinë e sporteve dhe lojërave tradicionale dhe aktiviteteve të ngjashme u transferua në Stamboll në vitin 2017.
Mbledhja e sporteve tradicinale në të gjithë botën nën një çati të vetme institucionale, ndërtimi i unitetit mes federatave anëtare dhe formësimin duke përhapur qasjen "Etnospor" janë ndër prioritetet e konfederatës.